I dyshuari H. F., për përfshirjen në masakrën e Velipojës të 26 qershorit 2021, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, është arratisur nga banesa e tij në Shkodër, ku qëndronte në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
H. F., mbikëqyrej 24 orë nga policia, por pavarësisht kontrollit ka arritur të largohet në drejtim të paditur, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Ai ishte një nga të dyshuarit kryesorë për ngjarjen e rëndë në Velipojë, e cila nisi si një konflikt për ndarjen e shezlongëve dhe përfundoi në përdorimin e armëve të zjarrit.
Ngjarja ka qenë pjesë e një procesi gjyqësor që vijon ende, pa një vendim përfundimtar të formës së prerë.
