Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Dvbdfsgsdfgsdfvb 675x450

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se pas largimit nga Parlamenti i Shqipërisë do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij politike, duke iu bashkuar ekipit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pak ditë më parë, Çollaku ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, duke i hapur rrugë angazhimit të tij të ri në institucionin më të lartë të shtetit të Kosovës.

Përmes një njoftimi publik, ai u shpreh: “Të dashur miq, me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.”

Çollaku shtoi se angazhimi i tij në Kosovë përbën një hap të rëndësishëm në përkushtimin e tij për çështjen kombëtare shqiptare. “Dëshira dhe vullneti im për t’i shërbyer Kosovës si pjesë thelbësore e çështjes kombëtare shqiptare, me këtë angazhim merr një dimension e mundësi të re, për të cilën i jam mirënjohës e falënderues Presidentes Osmani për besimin dhe vlerësimin,” – shkroi ai.

Ai theksoi gjithashtu se ky rol i ri do t’i mundësojë të qëndrojë mes Tiranës dhe Prishtinës, me të njëjtin angazhim politik dhe vullnet për të kontribuar në integrimin e interesave kombëtare dhe shtetërore të të dy vendeve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights