📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Korrupsion Universiteti i Elbasanit1 615x450

Gjykata ka ndryshuar masat e sigurisë ndaj 7 pedagogëve të Universitetit të Elbasanit, ndërsa e konsideroi të paligjshëm arrestimin nga policia të tyre.

Në seancën për caktimin e masave të sigurisë, Gjykata vendosi detyrim paraqitje për pedagogët dhe arrest me burg për sekserin.

Gjithashtu për pedagogët Gjykata vendosi pezullim nga funksionet dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

Gjykata e Elbasanit ka shpallur moskompetencë dhe e ka deleguar çështjen Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë nisi në 09:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Pedagogët dhe sekseri akuzohen  për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, “Shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Arrestimi i tyre u krye në 1 Nëntor gjatë operacionit policor të koduar “Teza” që u zhvillua në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights