Policia e Tiranës dhe forcat RENEA kanë zhvilluar një tjetër operacion këtë të martë, 23 qershor, në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, për të arrestuar Ylli Zallën, i shpallur në kërkim prej muajsh për arsenal armësh
Nga kontrollet, policia ka gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se i përket atij. Në kërkim policor ka qenë i shpallur edhe vëllai i tij për llogari të Policisë së Lezhës, por burime bëjnë me dije se më vonë është lënë i lirë.
48-vjeçari është shpallur në kërkimqë prej nëntorit të vitit të shkuar, i dyshuar se ka lidhje me atentatin e bujshëm të Rinasit, kur u vra Gilmando Dani dhe shoku i tij, Muçi Shaljani (Sheqeri).
Më herët, në banesën e tij është zbuluar arsenal tipik ushtarak.
Përtej dyshimeve se ai mund të ketë ndihmuar autorët për kryerjen e ekzekutimit të Danit më 11 nëntor 2025, ekziston një e shkuar e errët kriminale.
Zalla është arrestuar dikur për posedim të municioneve luftarake dhe lëndëve plasëse. Po ashtu rezulton i skeduar edhe për rekrutim të shqiptarëve që i kanë dërguar për të luftuar me ISIS-in. Ndërsa disa vite më parë, ai ka kërcënuar pronarin e një fabrike në Fushë-Krujë
