Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri.
Bistri është deklaruar fajtor për veprën penale të korrupsionit, duke u dënuar me 5 vite burg. Ndërkohë për veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, Bistri është dënuar me 7 vite burg.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 7 vite e 4 muaj burgim. Në GJKKO, Bistri kishte marrë dënimin me 2 vite burgim.
Për të pandehurit e tjerë Apeli ka lënë fuqi vendimin e GJKKO për dënimin me burg:
Edmond Preka – 7 vite burgim
Astmer Bilali – 5 vite e 8 muaj
Behar Brajoviq – 8 vite e 8 muaj
Xhevahir Lita – 3 vite e 4 muaj.