Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Në mbledhjen e Konferencën e Kryetarëve të mbajtur ditën e sotme  u shqyrtua dhe miratua kalendari i  punimeve të Kuvendit për periudhën 22 nëntor – 23 dhjetor 2022.

Sa i përket debatit për projektligjin e miratimit të marrëveshjes së Portit të Durrësit, Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca të mbahet më 24 nëntor dhe të zgjasë 6 orë.

Njoftimi i plotë:

U zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 22 nëntor – 23 dhjetor 2022.

Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 24 nëntor, 5 dhjetor, 15 dhjetor dhe 22 dhjetor 2022.

Mbledhja vendosi që zhvillimi i mocionit me debat për integrimin evropian, i programuar për seancën plenare të datës 17 nëntor, të zgjasë 4 orë.

Mbledhja vendosi që debati për projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”, i programuar për seancën plenare të datës 24 nëntor, të zgjasë 6 orë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights