Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me koncensionin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ndërsa theksoi se aty po gërmohet dhe shkruhet historia antishqiptare.
Koncensioni i Butrintit/Po gërmohet dhe shkruhet historia nga antishqiptar si Hernandez, që quajnë Butrintin grek dhe shqiptarët njerëz me dele!
A ka dëm më të madh se ky që mund t’i behet një vendi se sa Butrintin, pasuri boterore UNESCO, t’ia zhdukësh identitetin e paraardhësve tanë, t’i mohosh historinë, vlerat kulturore?
Ky dëm nuk zhbëhet me shekuj nëse tjetërsohen gjetjet, prishen provat materiale, keqinterpretohen, manipulohet e vërteta. Ndaj konventa e Parisit ka detyruar shtetin palë të jetë pergjegjes, sepse duhet jetë përgjegjës për historinë e identitetin të vet, dhe jo fondacionet private me individë privatë me interesa meskine, në këtë rast antishqiptare.
Ne vazhdojmë betejën në Gjykatën Kushtetuese -deklaroi Zhupa
https://www.facebook.com/blueledED/