Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook
i është përgjigjur deklaratës së kreut të ILD-së, Artur Metani, në lidhje me
dorëheqjen e këtij të fundit.

Berisha u shpreh se Metani në vend të reflektimit reagoi
ndaj kërkesës së tij duke e konsideruar atë si presion dhe intimidim.

 


Reagimi i plotë:

Përgjigje ndaj reagimit të z. Artur Metani!

Të dashur miq, dje në takimin tim me gazetarët përsërita
kërkesën time të ligjshme për dorëheqjen e menjëhershme të Artur Metanit nga
Inspektor i Lartë i Drejtësisë si një kërcënim madhor për hetimin e vjedhjes së
shekullit.

Artur Metani në vend të reflektimit reagoi ndaj kërkesës
sime, duke e konsideruar këtë kërkesë si presion, intimidim dhe që kërkesën ta
paraqesë në Prokurori. Në reagimin e tij Metani, jo vetëm që nuk refuzoi dot
asnjë nga akuzat e mia konkrete ndaj tij, por në një farë mënyre me injorimin e
tyre ai i pranoi ato.

Me këtë rast unë i përsëris edhe njëherë z. Metani se ai me
pozicionin që ka, de fakto kryeministri i drejtësisë, përbën rezik madhor për
hetimin e vjedhjes së shekullit, ndaj ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe
këtë nuk e them absolutisht për motive politik, jo dhe jo. Unë kërkoj
dorëheqjen e Artur Metanit, sepse mbi bazën e dokumentave zyrtare, rezulton
antarë i rëndësishëm i organizatës kriminale të vjedhjes së shekullit. Në kohen
kur ka qenë në detyrën e drejtorit të Departamentit Juridik të Këshillit të
Ministrave, Artur Metani rezulton me fakte se është direkt dhe personalisht i
implikuar në procedurat antiligjore kriminale të miratimit të kësaj afere nga Edi
Rama dhe kabineti i tij.

Kështu në kundërshtim me çdo praktikë dhe pa asnjë tager
ligjor, ai ka drejtuar një mbledhje me 5 zëvendës ministra në Mininstrin e
Mjedisit, për t’ju imponuar atyre miratimin e zëvendësimit të strategjisë së
trajtimit të mbetjeve me depozitim, seleksionim, riciklim të hartuar me 4
milionë euro nga BE me strategjinë e djegësave, duke shpallur për këtë qëllim
emergjencën mjedisore kombëtare me qëllim që të krijohet baza ligjore për
vjedhjen e shekullit. Shtoj këtu, se në këtë mbledhje me gjithë presionin
zëvendës ministrat Ylli Manjani dhe Arben Isaraj kanë votuar kundër. Artur
Metani eshtë anëtar cilësor i organizatës kriminale, sepse ai është i implikuar
rëndë e direkt, pikërisht në procedurën më themelore dhe më anti ligjore që shërbeu
si bazë për të gjitha aktet e tjera zyrtare të procedurës korruptive të
vjedhjes së shekullit.

Unë kërkoj dorëheqjen e Artur Metanit, sepse për cilindo që
merret më seriozitet dhe paanësi me hetimin e megaaferës korruptive të
djegësave, Metani së bashku me Engjëll Agaçin ka përgjegjësi ligjore dhe penale
direkte në miratimin që kanë dhënë për përdorimin e procedurës antiligjore pa
garë dhe me negociata të mbyllura për djegësin e Elbasanit, procedurë kjo e
kundërshtuar prerazi nga Agjencia Kombëtare e Prokurimeve Publike.

Une kërkoj dorëheqjen urgjente të Artur Metanit si rrezik
madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, sepse si anëtar i organizatës
kriminale të vjedhjes së shekullit, si drejtor i Departamentit Juridik të
Këshillit të Ministrave ai mban përgjegjësi personale direkte për miratimin,
ose mos denoncimin e dhënies në kundërshtim me ligjin të bonusit prej 8 pikësh
një kompanie që nuk ekzistonte për ndërtimin e djegësit të Tiranës. Edhe në
këtë rast Metani ka patur dijeni të plotë nga shkresa e ministres Felaj, se nuk
kompania që po i jepej bonusi prej 8 pikësh për djegësin e Tiranës nuk
ekzistonte.

Për të gjitha këto Artur Metani duhet të japë dorëheqje të
menjëhershme dhe të parevokueshme si kusht elementar për hetimin e shekullit,
nga i cili ai në konflikt të plotë interesi përpiqet të shpëtojë duke përdorur
postin e tij. sb

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights