Pranga pasi kishte kthy shtepjune ne laborator droge
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi blutë kanë zbuluar se kishte kthyer banesën në laborator droge. Sipas asaj që bën të ditur policia në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar e 276 gram lëndë narkotike kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, 1 peshore elektronike. Ndërkohë blutë po punojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. “Zbulohet një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 1kg e 276 gram lëndë narkotike kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, arrestohet poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës së panderprerë për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Drug base”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R., 30 vjeç, banues në Tiranë . Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit  S. R., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kg e 276 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kokainë dhe 1 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights