Pistoleta e 12 vjecarit ne kavaje 1024x579

Një 12-vjeçar me banim në fshatin Luz i Vogël të Kavajës është shoqëruar në Polici pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë me një krehër dhe fishekë luftarakë.

Uniformat blu kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12-vjeçarit, 35-vjeçarin me iniciale B.A., për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit i mituri dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet ai dhe babai i tij.

12-vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights