Ajo ishte kujdesur për cdo detaj gjatë performancës së saj në Prishtinë.
Atmosfera që u përjetua për herë të parë në skenën e Sunny Hill Festival arriti kulmin, pasi ajo ishte kujdesur që Kosova të lë gjurmë në “hapësirë”. Duke improvizuar uljen në hënë, akrobatët me kostume astronauti ia dhanë asaj flamurin e Kosovës për t’i bërë vend në “hapësirë”.
Publiku përrreth dy orë radhazi ka kënduar së bashku me të hitet e saj më të njohura. Gjatë performancës së saj, ajo gjithashtu vizitoi publikun nga afër edhe përmes shishes gjigante të plastikës.
Befasi e këndshme ishte për ditëlindjen e një vajze nga publiku, kur Perry vendosi të këndojë bashkë me të, këngën e saj të preferuar. Përfundoi performancën pas mesnatës.
Festivali do të vazhdojnë gjatë gjithë fundjavës me emra të tjerë të njohur si Leuis Capaldi e Martin Garrix.
