Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Kombinatit, ku një 61-vjeçar ka humbur jetën.
Raportohet se 61-vjeçari me inicialet Y.D. po lëvizte me motoçikletë, kur është përplasur nga një kamion.
Si pasojë e përplasjes, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit në komisariat për vijimin e procedurave dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
