Juventus e nis me këmbë të mbarë Kampionatin Botëror të Klubeve. Bardhezinjtë kanë fituar ndeshjen e parë 5-0 ndaj Al Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në ndeshjen e zhvilluar në Uashington skuadra e Tudor tregoi agresivitetin e duhur. Me golin e parë të shënuar me kokë nga Kolo Muani në minutën e 11-të, gjithçka u bë edhe më e lehtë për skuadrën italiane që shënoi edhe 3 të tjerë në pjesën e parë me anë të Konseisao, Jilldiz dhe sërish Kolo Muani.
Në pjesën e dytë Konseisao shënoi golin e pestë për bardhezinjtë dhe të dytin personal. Juventusi bën kështu detyrën duke marrë tre pikët, çka synon edhe të dielën në ndeshjen e radhës përballë kampionëve të Marokut, Wydad Casablanca.