📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Alban Skenderaj dhe Miriam Cnai 1024x577

Padyshim që Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Fjalët e ëmbla që ata i dedikojnë njëri-tjetrin nuk mungojnë kurrë dhe i tillë është rasti më i fundit.

Përmes një postimi në “Instagram”, Miriami i thotë Albanit se ka qenë dhe mbetet njeriu që pa kushte dhe lodhje i ka dhuruar çdo ditë vetëm dashuri.

“Ti ke qënë dhe mbetesh njeriu që, pa kushte e pa lodhje, më ke dhuruar çdo ditë veç dashuri. Nuk ka kaluar asnjë mëngjes pa fjalët e tua të embla, asnjë mbrëmje pa kujtesën e përhershme se sa shumë më do dhe sa krenar je për mua. Në çastet e mia më të brishta ti ke qenë shtylla ime e palëkundur. Veç ti më njeh deri në thellësi të shpirtit. Sa shumë qeshim e qajmë bashkë. (Unë qaj pak më shumë, I know)”

Ashtu si kënga ikonë e Albanit, Miriami i thotë se ai është motivi i jetës së saj dhe për këtë artistja shton se i është mirënjohëse Zotit që e ka bekuar me një familje që dikur ishte ëndërr, por që sot është realiteti i saj më i bukur.

“Çdo ditë më tregon me shëmbullin tënd se ç’do të thotë të jesh njeri. Të duash pa rezerva, të jesh gjithmonë i drejtë dhe i ndershëm, të ndjesh dhembshuri për botën pa humbur fuqinë për të qëndruar i fortë. Ti je motivi i jetës sime, forca ime, drita ime. Dhe për këtë, unë i jam mirënjohes Zotit që më ka bekuar me një familje që dikur ishte vetëm një ëndërr, por që sot është realiteti im më i bukur.”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights