Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konfirmuar për mediat në Kosovë se Jakup Krasniqit i është miratuar një vizitë në Kosovë.
Në përgjigjen zyrtare theksohet se kjo është vizita e 15-të e një të paraburgosuri në Kosovë, e autorizuar nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara për arsye familjare,
Vizita e Krasniqit lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij. Ai mësohet se do të qëndrojë vetëm sot në Kosovë.
Në pamje shihet momenti kur jakup Krasniqi mbërrin në shtëpi dhe pritet nga familjarët e tij.\
Kjo është hera e dytë që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës vjen në vendlindje gjatë qëndrimit në paraburgim në Hagë. Herën e parë, atij iu lejua të qëndronte në Kosovë pas vdekjes së vëllait të tij.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues i ka udhëzuar Sekretariatin të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Jakup Krasniqin. Kjo është vizita e 15-të e tillë nga një i paraburgosur në Kosovë, e urdhëruar nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e menaxhuar nga gjykata deri më sot”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.
Jakup Krasniqi, një nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte.
