📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
BBC nafta 770x433

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, 18 nëntor 2026, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 204 lekë për litër, ndërsa benzina me jo më shumë se 163 lekë për litër.

Konkretisht, çmimet e reja të përcaktuara nga Bordi janë:

Nafta (gazoil): jo më shumë se 204 lekë/litër me pakicë, nga 207 që ishte.
Benzina: jo më shumë se 163 lekë/litër me pakicë, nga 164 që ishte.
Gazi për automjete: 71 lekë/litër me pakicë dhe 59 lekë/litër me shumicë. Ndërkohë, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 109 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 18 nëntor, në orën 13:30, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të pasqyrohen ndryshimet e mundshme të çmimeve të shitjes.

Vendimi është marrë në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights