Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
900 0 1768987934xscreenshot 5

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump dhe dhëndri i tij kanë vizituar përsëri Shqipërinë. Gazetarja e Klan News Greta Haskaj, raporton se mëngjesin e kësaj të mërkure, 21 janar, Ivanka Tramp ka mbërritur në Vlorë, e shoqëruar nga forca të shumta policie.

Po ashtu, i shoqëruar nga forca të shumta policie ishte dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner i cili ka mbërritur në vendin tonë rreth orës 10:00 dhe aktualisht ndodhet në një nga hotelet në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Sjellim ndërmend se kjo nuk është hera e parë që Trump dhe Kushner vizitojnë vendin tonë. Madje verën që lamë pas ata erdhën për të kaluar pushimet në Jug.

Vajza e Donald Trump, Ivanka, nuk e ka fshehur interesin e saj për Shqipërinë. Në dhjetor ajo postoi një Story në Instagram duke treguar se i ishte futur studimeve për vendin tonë.

Trump ishte duke lexuar tre libra: “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.

Ndërkohë bashkëshorti i saj Kushner, ka një projekt të turizmit luksoz për të zhvilluar ishullin e Sazanit. Kryeministri Edi Rama ka thënë se projekti i dhëndërit të Trump-it e kthen Sazanin në një “xhevahir të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights