📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë natës në Itali. Ngjarja ndodhi në Baldissero d’Alba. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Gjovalin Lazri, ndërsa dyshohet se viktima ishte pjesë e një grupi prej të paktën pesë personash që kishin shkuar në një kantier ndërtimi me qëllim vjedhjen e materialeve.

Grupi dyshohet se kishte hyrë në pronën e një 35-vjeçari, Roberto Mollo, ku ishin grumbulluar materiale ndërtimi, pajisje dhe mjete pune. Mollo, i cili ndodhej i vetëm në vendin e ngjarjes, thuhet se ka dëgjuar zhurma gjatë natës dhe ka marrë armën. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, ai ka qëlluar disa herë në drejtim të personave që ndodheshin jashtë.

Ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit dyshohet se janë larguar, Lazri është goditur nga të shtënat. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të urgjencës, 36-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Gjovalin Lazri prej vitesh jetonte në Torino, në periferi të qytetit, së bashku me partneren dhe fëmijën e tyre. Sipas avokates së familjes, Roberta Sisimbro, të afërmit e viktimës janë të tronditur nga ngjarja. Lazri kishte precedentë të mëparshëm për vepra penale kundër pasurisë, por avokatja e tij familjare ka deklaruar se ai po përpiqej të rikthehej në një jetë normale dhe punonte rregullisht. Ai administronte një lokal në Corso Taranto në Torino, ku jetonte me familjen.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights