Sipas Lloyd’s List, të paktën 43 anije kontejnerësh që i përkasin 10 kompanive më të mëdha të transportit detar në botë janë ende të bllokuara në Gjirin Persik, raporton Al Jazeera.
Kompanitë kryesore të transportit detar kanë pezulluar shërbimet e tyre në rajon që nga fillimi i luftës kundër Iranit në fund të shkurtit, “duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme dhe kosto të rritura për tregtinë globale”, sipas Lloyd’s List, një revistë transporti detar.
Disa anije që i përkasin kompanive CMA CGM, COSCO, Hapag-Lloyd dhe MSC u evvakuan në mënyrë të sigurt”, shtoi Lloyd’s List, megjithëse dy anije MSC u sekuestruan nga autoritetet iraniane.
