Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Me shume se 140 vete kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një ure mbi lumë, në perëndim të Indisë, raportuan mediat e huaja mengjesin e kësaj të hëne.

Ngjarja e rende ndodhi në orët e vona të së dielës në Morbi, qytet në rajonin indian Gujarat.

Mediat në Indi raportuan se 141 njerëz kanë vdekur dhe 177 kanë shpëtuar, pas rrëzimit të urës, e cila është rinovuar kohet e fundit.

Sipas raportimeve në media, numri i të plagosurve ka shkuar në 100.

Disa njerëz rezultojnë të zhdukur dhe per ta ka nisur operacioni I kerkimit.

Në kohën e rrëzimit të urës e cila 232 metra e gjate, besohet se mbi 500 njerëz kanë qenë mbi të. Autoritetet indiane njoftuan se kanë nisur menjehere hetimet për këtë ngjarje.

Zyra e kryeministrit indian, Narendra Modi, njoftoi ne rrjetin social Twitter se familjet e viktimave do të kompensohen.

Ky është momenti kur shembet ura. Pamjet e frikshme janë regjistruar nga një kamera sigurie.

Në video, ura shihet duke u lëkundur pasi shtyhet me duar nga personat mbi të, që injorojnë rrezikun vdekjeprurës me të cilin përballen.

 

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights