📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Bilbioteka 1024x576

Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës do të mbajë emrin “Ismail Kadare”, në nder të kolosit të letrave shqipe. Në përkujtim të figurës së tij, në 2-vjetorin e ndarjes nga jeta, u organizua një pritje me miq, bashkëpunëtorë dhe lexues të veprës së Kadaresë. Mes tyre ishte edhe bashkëshortja e shkrimtarit, Elena Kadare, dhe dy vajzat e tij.

Poezi, muzikë dhe kujtime sollën në vëmendje jo vetëm njeriun, por edhe autorin që e bëri letërsinë shqipe pjesë të fondit universal. Përmes veprave si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Dimri i madh”, “Pallati i Ëndrrave”, “Kronikë në gur”, “Prilli i thyer” apo “Kukulla”, Kadare i dha zë lirisë, kujtesës, dashurisë, padrejtësisë, pushtetit dhe fatit të njeriut.

Kadare mban urdhrin më të lartë “Nderi i Kombit” dhe është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare. Në tetor të vitit 2023, presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë vizitës në Tiranë, e ngriti në gradën e oficerit të lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights