📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Capture

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në forumin mbi riskun nga fatkeqësitë natyrore, reziliencën dhe stabilitetin fiskal, të organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, mbajtur në Tiranë.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se fatkeqësitë natyrore duhet të trajtohen si rreziqe me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, ekonominë dhe stabilitetin fiskal të vendit, duke nënvizuar nevojën për politika afatgjata dhe mekanizma të qëndrueshëm mbrojtës.

Ajo solli në vëmendje pasojat e tërmetit të vitit 2019, si dhe fenomenet e përsëritura të përmbytjeve dhe zjarreve, të cilat, sipas saj, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Ministrja u shpreh se është e domosdoshme ngritja e mekanizmave institucionalë dhe financiarë për të minimizuar ndikimin ekonomik dhe fiskal të këtyre fatkeqësive.

Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria shqiptare ka ngritur prej disa vitesh një grup teknik, të drejtuar nga Ministria e Financave, për hartimin e një ligji mbi fatkeqësitë natyrore, me fokus të veçantë tërmetet dhe përmbytjet.

Duke iu referuar vlerësimeve të Bankës Botërore, ajo theksoi se Shqipëria mbetet një nga vendet me ekspozimin më të lartë ndaj fatkeqësive natyrore në Europë, ku rreth 86% e territorit dhe mbi 88% e popullsisë janë të ekspozuara ndaj këtyre rreziqeve.

Ministrja nënvizoi gjithashtu se kostoja për buxhetin e shtetit nga tërmeti i vitit 2019 arriti rreth 1 miliard euro, duke evidentuar nevojën për forcimin e mbrojtjes financiare dhe fiskale ndaj fatkeqësive natyrore.

“Mësimi që morëm gjatë tërmetit të vitit 2019 ishte se duhet të kujdesemi për të garantuar që mekanizmat të jenë në fuqi, pasi kostoja e tërmetit ishte jashtëzakonisht e lartë. Përveç kostos njerëzore, buxheti i qeverisë shqiptare pati një kosto të përafërt me 1 miliard euro, të cilat nuk mund t’i parashikosh dhe për të cilat nuk mund të jesh plotësisht gati”, u shpreh ministrja.

Ministrja Ibrahimaj ngriti shqetësimin për nivelin shumë të ulët të sigurimit të banesave dhe bizneseve ndaj rreziqeve nga tërmetet dhe përmbytjet, duke theksuar se kultura e sigurimit në vend mbetet ende e kufizuar.

“Aktualisht, niveli i sigurimit të banesave ndaj rrezikut nga tërmetet apo përmbytjet është tmerrësisht i ulët. Edhe biznesi, në përgjithësi, nuk e ka kulturën e sigurimit ndaj këtyre fenomeneve”, tha ajo.

Në këtë kuadër, ajo vlerësoi si thelbësor hartimin dhe miratimin e legjislacionit për sigurimin e detyrueshëm ndaj fatkeqësive natyrore.

“Nuk duhet të përqendrohemi vetëm te politikat afatshkurtra apo afatmesme. Qeveritë duhet të ndërtojnë politika afatgjata që garantojnë stabilitet ekonomik, siguri fiskale dhe qëndrueshmëri për vendin”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights