📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Vihet në pranga një 36-vjeçar i dënuar me 4 vjet burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në vitin 2020, në fshatin Stan i Ri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, pasi ishte i dënuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qerreti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Qerret, dhe arrestimi i shtetasit:

– Agim Karaj, 36 vjeç, banues në fshatin Stan i Ri.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në shtator të vitit 2020, 36-vjeçari kultivoi bimë narkotike kanabis, në fshatin Stan i Ri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights