Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1761299821 koka

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar nga burgu pas katër vitesh. Gazetarja Glidona Daci mësoi se ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e liroi nga qelia ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.

Ai është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Për këtë çështje, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit.

Sa i përket dënimit për inceneratorin e Tiranës me dy vite burk ai e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.

E vetmja çështje aktive ndaj tij mbetet ajo për inceneratorin e Fierit, e cila është kthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit nga Gjykata e Lartë.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inceneratorin e Fierit.

Ish-ministri qëndronte në qeli prej dhjetorit të vitit 2021 i akuzuar shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights