Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, sot, më 19 qershor, u shpreh se “koha e gjuetisë së gjobave” ka marrë fund.
“Dua të ndalem te një iniciativë e rëndësishme që kemi ndërmarrë për mënyrën se si kontrollojmë qarkullimin rrugor. Koha e ndalimeve pa shkak apo e ‘gjuetisë së gjobave’ ka marrë fund. Sot Policia e Shtetit ka hyrë në epokën e veprimeve inteligjente.
