📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
FB IMG 1783155858472 696x473

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i dorëzoi familjes së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, medaljen e mirënjohjes të akorduar pas vdekjes për aktin e tij sublim në krye të detyrës, gjatë një vizite të zhvilluar me rastin e ditëlindjes së parë të djalit të efektivit të ndjerë.

Gjatë vizitës, Hita i dorëzoi familjes edhe dokumentacionin që njeh djalin e Dëshmorit me statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” si dhe një çek simbolik me vlerën 7 milionë lekë të rinj, shumë e transferuar në llogarinë bankare të familjes si kontribut solidariteti nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Hita u shpreh se asnjë mbështetje nuk mund ta zëvendësojë humbjen e Enea Mekollit, por siguroi familjen se Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe institucionet shtetërore do të jenë pranë saj në çdo moment.

Sipas tij, djali i Dëshmorit, i cili mbushi një vjeç, do të përfitojë të gjitha të drejtat që parashikon ligji për fëmijët në përkujdesje të Republikës, përfshirë pagën e plotë të babait deri në përfundimin e arsimit të lartë, arsim dhe shërbim shëndetësor falas, si dhe përfitime të tjera ligjore.

Hita theksoi gjithashtu se fondi prej 7 milionë lekësh është mbledhur nga punonjësit e Policisë së Shtetit si shenjë respekti, mirënjohjeje dhe solidariteti për sakrificën e Inspektorit Mekolli dhe mbështetje për familjen e tij.

Nga ana e tyre, familjarët e Dëshmorit falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të gjithë punonjësit e policisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe solidaritetin e treguar që prej ditës kur Enea Mekolli humbi jetën në krye të detyrës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights