📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Shorti i kalendarit Abissnet Superiore 13 Korrik 2026 2048x1365 1 696x464

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u hodh sot shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin futbollistik 2026-2027.

Në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit morën pjesë përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, si edhe përfaqësues të medias.

Edicioni i 88-të i kampionatit elitar shqiptar do të nisë më 22 gusht me disa përballje mjaft interesante, teksa shorti rezervoi duele që premtojnë spektakël që në javën e parë.

JAVA E PARË

Partizani – Teuta

Laçi – Elbasani

Vllaznia – Skënderbeu

Dinamo – Vora

Egnatia – Tirana

Edicioni 2026-2027 i “Abissnet Superiore” do të zhvillohet fillimisht me tri faza të rregullta. Në përfundim të tyre, skuadrat do të ndahen në fazat play-off dhe play-out, ku pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen.

Në fazën play-off do të garojnë gjashtë skuadrat e renditura në vendet 1-6, të cilat do të zhvillojnë ndeshje vajtje-ardhje për 10 javë për përcaktimin e ekipit kampion, si edhe të renditjes përfundimtare.

Ndërkohë, në fazën play-out do të marrin pjesë katër skuadrat e renditura në vendet 7-10. Këto ekipe do të zhvillojnë ndeshje sipas formulës vajtje-ardhje-vajtje, me secilën skuadër që do të luajë gjithsej 9 ndeshje. Ekipi i renditur në vendin e 10-të do të bjerë direkt nga kategoria, ndërsa skuadra e renditur në vendin e nëntë do të luajë një ndeshje play-off me ekipin humbës të finales së play-off-it të Kategorisë së Parë, mes skuadrave të renditura në vendet 3-4-5-6.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights