📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 07 07 115932 696x527

Në komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u shqyrtua sot projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2025”.

Gjatë fjalës së tij, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deklaroi se gjatë viteve të fundit është shënuar një rritje e hetimeve për pastrimin e parave dhe korrupsionin, duke ia atribuar këtë rezultat masave të ndërmarra për forcimin e bashkëpunimit institucional.

Sipas tij që prej vitit 2020 është miratuar një udhëzim për ngritjen e strukturave të posaçme, ndërsa janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Doganat, Tatimet, Policinë e Shtetit dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Ai theksoi se megjithëse prokuroritë shqiptare kanë funksionuar prej vitesh me rreth 60% të kapaciteteve, prokuroria ka arritur të ekzekutojë 46% të letërporosive të ardhura nga partnerët ndërkombëtarë.

“Shifrat që kemi paraqitur tregojnë rritje të hetimeve për pastrimin e parave dhe korrupsionin. Që nga viti 2020 kemi nxjerrë një udhëzim për ngritjen e strukturave të posaçme, po ashtu kemi memorandum edhe me Doganat, Tatimet, Policinë e Shtetit, AMF. Shifrat e përmirësuara janë fryt i këttyre nismave. Ne arritëm të shpëtojmë sistemin nga kolapsi. Shifrat janë të tilla që ku kanë qenë objektivat strategjike prokuroria ka performuar. Nëse prokuroritë shqiptare funksionojnë me 60% të kapaciteteve për shumë vite dhe ne ekzekutojmë 46% të letërporosive të ardhura nga kolegët tanë ndërkombëtare dhe ata ekzekutojnë vetëm 23% kjo tregon shumë për atë që ne bëjmë”, tha ai.

Duke folur për çështjen e stokut të dosjeve (backlog), Çela tha se situata në prokurori nuk është e njëjtë me atë të gjykatave, por nënvizoi se zgjidhja kryesore mbetet plotësimi i numrit të magjistratëve.

Për të lehtësuar ngarkesën, ai bëri të ditur se është arritur një marrëveshje me Policinë e Shtetit për trajtimin efektiv të mijëra rasteve që, sipas tij, nuk duhet të regjistrohen fare si procedime penale.

“Sa i përket backlogut, nuk është e njëjta problematike që paraqitet në gjykata. Plotësimi me numrin e magjistratëve është zgjidhja e vetme për çështjen e backlogut.  Ne për të adresuar këtë problem kemi bërë një marrëveshje me policinë e shtetit për të trajtuar në mënyrë efektive shumë çështje të cilat as nuk duhet të regjistrohen. Numri i tyre është relativisht në 6000-7000 çështje në vit. Kemi vënë re se ka një rritje të numrit të çështjeve të mosfilluar është diku në nivelin e 17 mijë çështjeve. Burimet njerëzore janë shtuar për t’u ardhur në ndihmë prokurorëve, pro thelbi mbetet së pari numri i prokurorëve. Numri duhet të ishte më i madh. Besojmë se në vitet e ardhshme numri do të plotësohet dhe kjo do të zgjidhë dhe problemin e backlogut”, tha ai.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e infrastrukturës, duke marrë si shembull Prokurorinë e Tiranës.

“Së dyti është çështja e infrastrukturës. Nëse do të kishim efektivin e plotë në Prokurorinë e Tiranës këto njerëz nuk kanë ku të punojnë. Kam disa vite që e ngre shqetësimin për këtë çështje. Kemi bërë një projekt, por nuk është realizuar. Na është premtuar një godinë deri në 2030. Nuk është problem vetëm te prokuroria e Tiranës dhe gjykata e Tiranës, por shkon më tej”, tha Çela.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights