📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2 35 696x468

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka mirëpritur rezultatin e dalë nga Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një zhvillim që mundëson vazhdimin e takimeve ndërmjet partive për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Sipas Haxhiut, nevojitet angazhim maksimal dhe seriozitet nga të gjitha palët për të arritur një marrëveshje me konsensus për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së Republikës së Kosovës.

“Së pari, është lajm i mirë që tashmë, kemi pasë një mbledhje të LDK-së dje. Pra lajm i mirë në kuptimin që tashmë mund të vazhdojnë takimet, sepse siç e dini, ato janë të pezulluara deri në qartësimin e situatës brenda LDK-së. Sigurisht që nuk është në mandatin tim as në përgjegjësitë e mia, sidomos jo në cilësinë që jam që të flas për atë çështje, por është shumë e rëndësishme që takimet të vazhdojnë. Pra, ato të fillojnë dhe të mbahen. Dhe të ketë përpjekje maksimale, seriozitet, që të arrihet një marrëveshje, me të cilën arrijmë, pra të kemi një konsensus për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit. Pra është shumë e rëndësishme që këto takime të vazhdojnë sa më parë”, tha Haxhiu.

“Përfundimisht. Patjetër që po. Pra, u thashë që i takon Lëvizjes Vetëvendosje se kush është propozimi për kryetar apo kryetare të Kuvendit. Pozita ku kemi mbetur tani, ende nuk kemi ikur përherëshme dhe ne i shërbejmë interesave të qytetarëve, prandaj nuk i mbajmë peng ato pozicione. I takon Vetëvendosjes dhe ata shumë shpejt do ta bëjnë të ditur se kush do të jetë propozimi i tyre”, tha ajo.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights