📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Perleshje1
Ndërsa parlamenti po zhvillon punimet sot në 17 shtator, jashtë sallës së Kuvendit vijon protesta e qytetarëve kundër qeverisë. Një përleshje e ashpër u regjistrua mes policisë dhe protestuesve. Protestuesit thanë se është e padëgjuar, që efektivët përplasen me vajza. “Nuk keni turp, përplaseni me vajza”, thanë disa nga personat e pranishëm në tubim. Policia ka bërë thirrje herë pas here me megafon që të lirohet rruga, sepse pengimi i rrugëve përbën vepër penale. Po me megafon, protestuesit janë përgjigjur, duke thënë se vjedhja e fondeve publike është vepër penale akoma më e rëndë dhe që dëmton të gjithë shoqërinë. Nuk ndalet aksioni qytetar. Protestuesit kanë bllokuar me kosha mbeturinash rrugën e Elbasanit, ndërkohë që policia ka zbarkuar në këtë zonë. Sakaq, kjo e fundit ndërhyri dhe shoqëroi një protestues, i njohur ndryshe si ‘djali i pankartës’, që prej 110 ditësh mban në krahët e tij gjatë protestave pankartën. Policia ia hodhi pankartën Ani Markut te Ura e Lanës. Qytetarët në shenjë kundërshtie ndaj klasës politike kanë përmbysur dy kazanë mbeturinash në afërsi të selisë së PD, ndërkohë ka një numër të madh të policisë. Sakaq, paralelisht po mbahet seanca plenare e radhës, ndërsa qytetarët nuk janë lejuar që t’i afrohen Kuvendit, zonë që është bllokuar me gardh metalik.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights