📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Hashim thaci ne kosove 1024x578

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është kthyer në Prishtinë sot me leje të Gjykatës Speciale. Ai ka mbërritur në QKUK, ku po e viziton babanë e tij të shtruar në një nga klinikat e spitalit.

Thaçi është shoqëruar nga policia në momentin e vajtjes në spital.

Raportohet se para QKUK-së ka forca të shtuara të policisë dhe Eulex-it ndërsa edhe interesi i mediave e njerëzve është shumë i lartë.

Deri më tani nuk ka detaje se sa do të qëndrojë Thaçi në Prishtinë.

Kjo është hera e katërt që Thaçi ka bërë kërkesë për t’i mundësuar një vizitë humanitare për babain, i cili është në gjendje të rëndë në spital.

Hashim Thaçi është duke u gjykuar nga Gjykata Speciale në Hagë së bashku me Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin me akuza të rënda për krime të kryera gjatë luftës, të cilat ata i kanë mohuar me forcë.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights