Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg të dy personat që akuzohen për sulmin kibernetik ndaj SPAK. Ish-drejtori i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni dhe ish-punonjësi i IMT-së, Arnold Rrokaj, akuzohen se kanë ndërhyrë në email-et e 3 prokurorëve më datë 12 Mars.
SPAK në njoftim për shtyp pranoi se ata kanë marrë nga email-et, disa skedarë që kishin dosje dhe materiale hetimore për procedime të ndryshme të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
SPAK sqaroi se sistemi i përgjithshëm IT-së nuk është cenuar. Nga hetimi i deritanishëm, është arritur të sekuestroj pajisjen e përdorur për të kryer hakerimin dhe të gjithë skedarët e aksesuar nga email-et e prokurorëve.
