Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Pedagogët kanë dalë sërish sot në protestë duke i kërkuar qeverisë plotësimin e kërkesave të tyre.

Pedagogu i arteve Harri Aleksi tha se kërkesat janë jo vetëm legjitime, por edhe të vonuara dhe se i gjithë sistemi lëngon.

“Ne gjeneratat e pedagogëve të rinj mbështesim peticionin. Kërkesat janë jo vetëm legjitime, por edhe të vonuara.

Sistemi lëngon sepse financimet për arsimin shkurtohen.

Kërkimi shkencor është lënë me më pak se gjysmën e financimit të kërkuar. kërkimi shkencor rrit cilësinë e mësimdhënies.

Kërkimi shkencor ndikon dhe në sistemin e literaturës që i shërben studentit.

Unë jap lëndën e arteve dixhitale, ky zhanër nuk ka literaturë në Shqipëri.
Z. Kryeministër ju keni deklaruar për ne pedagogët se nuk e meritojmë rritjen e rrogës.

Unë gjysmën e rrogës sime të pamerituar çdo muaj e shpenzoj për literaturë.

Marr literaturë ekstra.

Nuk e di se ç’duhet të bëj tjetër për merituar rrogën.

Nëse flasim për meritën, unë mendoj se puna juaj lë shumë për të dëshiruar sa i përket ministrave të emëruar me plagjiaturë.

Mos vallë keni parasysh ministra të kabinetit tuaj kur thoni se pedagogët nuk e meritojnë rrogën?

Duhet të qëndrojmë fort për të realizuar kërkesat tona. Jemi këtu për gjërat që meritojmë dhe na mohohen”, tha pedagogu i Arteve.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights