Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të premte në GJKKO, në kuadër të procesit gjyqësor për çështjen e “Sterilizimit”.
Beqaj ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa po përballet me akuzat për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Ndërkohë, tetë të pandehurit e tjerë në këtë çështje janë gjykuar në një proces të veçantë me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
