📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi sot se Gjykata Kushtetuese pranoi padinë e PD-së për Butrintin.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa e konsideron këtë një lajm të mirë.

“Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin. Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton të gjitha palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 Janar 2023. Më pas do zhvillohet seancë publike! Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka! Butrinti do fitoi”, shkruan Zhupa.

Partia Demokratike ka depozituar më 14 nëntor 2022 në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër koncesionit të Butrintit.

PD i kërkuar, Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e ligjit për koncesionin e Butrintit dhe pezullimin e menjëhershëm të këtij ligji, për shkak se krijon dëme të cilat do të ishin të pariparueshme nëse do të pritej deri në momentin e shfuqizimit.

Padia është firmosur nga 36 firma të deputetëve, nga të cilat 32 janë të PD, 3 firma të PL dhe 1 është deputeti Dashamir Shehi dhe  është e shoqëruar me 3623 faqe prova.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights