Gjykata e larte 1024x536

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet e ushtruar në banesën e këtij të fundit.

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të Apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me të njëjtën trup gjykuese.

Gazetarja raporton se gjykata ka vendosur prishjen e vendimit nr. 51 (87-2025-67), datë 28.02.2025, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, tek i njëjti trup gjykues.

Ndërkohë kujtojmë se gjyqtari i Posaçëm i Apelit, Engert Pëllumbi rrëzoi ankimin e bërë nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj dhe shoqërisë që ai drejton “Gogel” kundër kontrollit të bërë në 6 Dhjetor 2024.

Ai pretendon se vendimi që lejoi kontrollin e tij personal dhe të ambienteve e bizneseve të lidhura me të është i paligjshëm.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights