📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Roshi del nga spak 1 sd

Gjykata e Posaçme ktheu për hetime të mëtejshme të SPAK, dosjen e Elvis Roshit, ish-kryebashkiakun e Kavajës, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Siç raportohet vendimi iu dha në seancën paraprake me dyer të mbyllura, nga gjyqtarja e posaçme, Rudina Palloj, pasi më herët, gjykata i dha mundësinë prokurorit që të rregullonte mënyrën se si e kishte ndërtuar akuzën ndaj të pandehurit.

Avokati Andi Skënderi tha gjatë gjyqit me dyer të mbyllura se gjetjet e prokurorisë, koha e hetimit dhe finalizimi i akuzës nuk janë në përputhje me afatet procedurale.

Gjykata nuk i arsyetoi detyrat që i la SPAK-ut, po pritet që ato t’i komunikohen palëve me zbardhjen e hetimit.

Pak muaj më parë, ndaj elvis Roshit iu ngrit akuza për shpërdorim detyre nga SPAK duke ngritur dyshime ndaj tij për tenderë në Kavajë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights