Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Policia e Gjirokastrës ka arrestuar ditën e sotme një 21-vjeçar i cili drejtonte një automjet pa dokumentat përkatëse në lagjen 18 Shtatori.

I riu me iniciale S. L. banues në fshatin Erind në Gjirokastër u kap në makinë me 1 armë sportive, 1 stemë policie dhe 2 maska.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

 

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në ngarkim të shtetasit S. L., 21 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër.

Në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, shtetasi S. L. u kap duke drejtuar pa dokumentacionin përkatës, automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë sportive, 1 stemë policie dhe 2 maska.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights