Ushtria gjermane po përgatitet për një mision në Ngushticën e Hormuzit, ku pritet të ndihmojë në pastrimin e minave.
Që nga fillimi i konflikteve me Iranin më 28 shkurt, regjimi në Teheran ka bllokuar këtë rrugë të rëndësishme detare, e cila thuhet të jetë krejtësisht e minuar. Kancelari Friedrich Merz ka deklaruar disa herë se Gjermania është e gatshme të kontribuojë për garantimin e paqes- por vetëm pas përfundimit të luftës me Iranin.
Më herët, Merz e ritheksoi këtë në emisionin e ARD-së “Caren Miosga”, ku u shpreh se “Gjatë vizitës sime të fundit, si dhe në bisedat telefonike, kam theksuar se kjo luftë ka pasoja të konsiderueshme për ne, se duam ta shohim të përfunduar- dhe se jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë.” Marina gjermane ka një eksperiencë të gjatë në pastrimin e minave detare, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në Detin Baltik.
Flota disponon dhjetë anije deduktuese minash të pajisura me dronë modernë dhe zhytës të specializuar, duke i dhënë asaj një reputacion ndërkombëtar në këtë fushë. Aftësia për çminim konsiderohet një burim i rrallë brenda NATO-s.
