Një vajzë më origjinë nga Shqipëria, është gjetur e vrarë brenda një valixheje.
Bëhet fjalë për të renë e identifikuar Ilaria Sula.
Ajo fillimisht ishte denoncuar nga prindërit e saj e zhdukur, pasi nuk kishin komunikim me vajzën e tyre dhe celulari dilte i saj rezultonte i fikur.
Ansa raporton se 22 vjeçarja, e cila ishte studente në Romë, u zhduk që prej datës 25 mars, por vetëm sot është gjetur trupi i saj.
Viktima ndodhej brenda një valixhe, e cila ishte hedhur në një zonë pyjore, pranë komunës Poli. Dyshimet përqendrohen tek ish i dashuri i Ilaria Sulës.
Policia po kryen hetime në një apartament në Via Homs, në lagjen afrikano të Romës, ku besohet se mund të ketë kaluar Ilaria Sula.