Eni vasili rtsh1 656x450
Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH. Eni Vasili u zgjodh nga votimi i dytë i Këshillit Drejtues të RTSH-së duke marrë shtatë vota. Mandati i drejtorit të Përgjithshëm të RTSH është 5-vjeçar. Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt dje, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur drejtues i RTSH-së. Sot, e premte, votimi i dytë u mbajt mes tre kandidatëve më të votuar nga dje, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai. Eni Vasili rezultoi më e votuara duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i transmetuesit publik. Votimi ditën e enjte Emrat dhe votat: Eni Vasili – 5 Vota Xhoi Jakaj  – 2 Vota Engjëll Musai – 2 Vota Ermal Hoxha – 1 Votë Flamur Buçpapaj – 1 Votë Votimi i ditës së premte  Eni Vasili – 7 vota Gara për Drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik pas dorëheqjes së Alfred Pezës u shoqërua me akuza për paligjshmëri të procesit dhe garë jo transparente, çka detyroi Komisionin e Medias të kërkojë ndërprerjen e garës. Pas rifillimit të procesit dhe zgjedhjes së këshillit të ri drejtues në garë morën pjesë 12 kandidatë.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights