📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
3ce4646d24205713bea798057d7e7842

Inteligjenca artificiale përbën një kërcënim serioz për punët dhe jetën e njerëzve dhe adresimi i rreziqeve të saj duhet të jetë prioriteti kryesor në mbarë botën, deklaroi biznesmeni dhe filantropisti i njohur amerikan, Bill Gates, i cili është edhe një nga pionierët e revolucionit kompjuterik.

“Në vitin 1933, gjatë Depresionit të Madh, papunësia në Shtetet e Bashkuara arriti në 25%. IA mund të mos i arrijë ato nivele, por ndikimi i saj nuk do të shterojë në një cikël ekonomik”, theksoi ai.

Në një intervistë me ”New York Times”, Gates denoncon industrinë e teknologjisë si nënvlerësuese të kërcënimeve të IA-së sepse miliarda dollarë janë në lojë.

“Privatisht, ata që e kuptojnë se sa shumë po përmirësohet kjo teknologji janë shumë të shqetësuar”, thotë Gates, duke theksuar se pak në industrinë e teknologjisë janë të gatshëm ta pranojnë këtë publikisht.

“Tani po i thonë njëri-tjetrit ‘mos e thuaj se na dëmton dhe po përpiqemi të mbledhim miliarda dollarë”, shtoi ai.

Gates shpjegon se alarmi i tij lidhet me faktin se inteligjenca artificiale i ka tejkaluar pritjet e tij dhe se industria ka injoruar disa ngjarje të rëndësishme – siç është mundësia që inteligjenca artificiale t’i shpëtojë kontrollit të krijuesve të saj – që në të kaluarën do të kishin justifikuar më shumë kujdes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights