📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 10 17 at 11.09.01

Partia Demokratike dënoi sot ndalimin dhe shoqërimin në polici të pedagoges Ilirjana Kuçana, duke e cilësuar rastin si një akt intimidimi politik. Sipas PD-së, Kuçana u mbajt për tetë orë në Komisariatin nr. 1, u kërcënua para ndalimit dhe iu sekuestrua telefoni personal.

Në një deklaratë për mediet, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo theksoi se arsyeja e vetme e shoqërimit të pedagoges ishte qëndrimi i saj në krah të studentëve dhe përpjekja për t’i mbrojtur ata nga dhuna policore.

Garo nënvizoi se pavarësisht se Kuçana është anëtare e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, në protestë ajo ishte e pranishme në cilësinë e pedagoges, pranë studentëve të saj.

Në reagim, Garo përmendi edhe rastin e deputetit Klevis Balliu, të cilin PD e lidh me denoncimet e tij ndaj një drejtuesi të policisë dhe mbështetjen për të rinjtë protestues.

“Ndalimi dhe kërcënimi i saj nuk është një veprim i izoluar”, tha Garo.

“Është e njëjta logjikë hakmarrjeje politike që u inskenua edhe ndaj deputetit Klevis Balliu, pas denoncimeve të tij kundër një drejtuesi të policisë dhe mbështetjes së hapur për të rinjtë protestues”, vijoi ajo.

Garo ka bërë thirrje pedagogëve, mësuesve, intelektualëve dhe qytetarëve që t’u bashkohen studentëve dhe të rinjve në protestë, si dhe protestës së Diasporës.

“Partia Demokratike e përsërit: Ne nuk jemi organizatorët e protestave të të rinjve. Këto protesta janë shprehje e revoltës së tyre, e zemërimit të tyre dhe e së drejtës së tyre për të kërkuar një të ardhme tjetër. Por ne i mbështesim dhe i inkurajojmë. Jemi dhe do të qëndrojmë në krah të tyre, pa asnjë rezervë dhe deri në fund”, tha ajo.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights