Image 526

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 në fshatin Gosë. Siç raportohet, një sherr mes fqinjëve është bërë shkak për plagosjen e një çifti bashkëshortësh.

Të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur S.Disha dhe N.Disha. Burri mësohet se ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në bark. Ata janë dërguar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket autorit të dyshuar, ai është identifikuar si Shpëtim Osma.

Shkaqet e kësaj plagosjeje të dyfishtë nuk dihen ende. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe pritet që më shumë detaje të kemi në vijim.

*Të dhënat janë paraprake dhe mund të ndryshojnë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights