📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image

Pavarësisht se zgjedhjet e 7 qershorit kanë prodhuar një fitues të qartë, Kosova mbetet ende larg krijimit të institucioneve të reja.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike me 42.47% të votave, por formimi i qeverisë së re pritet të varet nga negociatat mes partive dhe përbërja përfundimtare e Kuvendit.

Rezultatet zyrtare pritet të shpallen më 26 qershor, ndërsa certifikimi i tyre deri më 6 korrik.

Ende nuk janë numëruar votat e diasporës, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, të cilat mund të ndikojnë në numrin e mandateve të partive, por jo në renditjen e tyre.

Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do të nisë bisedime zyrtare për koalicione para përfundimit të procesit të numërimit, duke argumentuar se fillimisht duhet të jetë e qartë përbërja e plotë e legjislaturës së re. Në anën tjetër, partitë opozitare kërkojnë që negociatat të nisin sa më shpejt për të shmangur zvarritjen e krijimit të institucioneve.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur të hapura për diskutime politike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Vetëvendosjen dhe favorizon një koalicion mes partive që kanë qenë në opozitë.

Analistët vlerësojnë se bisedimet mund të nisin edhe para certifikimit të rezultateve, pasi balanca politike tashmë është e qartë. Sipas tyre, votat e mbetura mund të ndryshojnë numrin e deputetëve, por jo raportin e forcave politike.

Sfida më e madhe nuk lidhet vetëm me formimin e qeverisë, por edhe me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Për këtë proces nevojiten dy të tretat e votave në Kuvend, çka e bën të domosdoshëm bashkëpunimin ndërmjet partive. Në mungesë të një marrëveshjeje të gjerë politike për postet kryesore institucionale, rreziku i një bllokade të re mbetet i lartë.

Ekspertët paralajmërojnë se pa një kompromis politik, Kosova mund të përballet sërish me krizë institucionale dhe madje me zgjedhje të reja. Për këtë arsye, ata e konsiderojnë arritjen e një marrëveshjeje mes partive si rrugën më të shpejtë dhe më të sigurt për stabilizimin e institucioneve pas më shumë se një viti e gjysmë paqartësish politike.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights