I shumëkërkuari, Florenc Çapja do të ekstradohet ditën e sotme nga Dubai drejt vendit tonë.
Sipas asaj që bën të ditur policia 44-vjeçari pritet të mbërrijë pasditen e sotme në vendin tonë.
“Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The wanted”.Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan”, njofton Policia.
Pas hetimeve, SPAK që kërkon dënimin e tij me 25 vite burg për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqirit, në Elbasan në vitin 2012.