Festa e Pashkës do të sjellë drejt Shqipërisë me dhjetëra emigrantë shqiptarë.
Drejt Pikës Kufitare të Kapshticës janë drejtuar me dhjetëra mjete që presin të hyjnë në territorin tonë nga Greqia.
Policia greke punon aktualisht me 6 sportele në dalje ndërsa pala shqiptare me 7 sportele në hyrje për të përballuar fluksin në rritje.
Autoritetet kanë përgatitur një plan masash për të menaxhuar fluksin e lartë të udhëtarëve.
Sipas statistikave nga pika e kalimit kufitar, vetëm në Kapshticë prej orës 12:00 të ditës së sotme kanë hyrë mbi 6400 persona dhe mbi 2600 mjete.