FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore
FED invest do të marrë pjesë në “28th MFC Annual Conference”, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të sektorit të mikrofinancës, organizuar nga Microfinance Centre.
Konferenca me temë “Mikrofinanca në Tranzicion: A është QëlIimi në Rrezik?” do të sjellë me shume se 450 pjesëmarrës nga 40 shtete të cilët ndajnë një angazhim të përbashkët në një prej instrumentave më të rëndësishëm për zhvillimin human: mikrofinancën.
Drejtues të institucioneve financiare, investitorë, donatorë, rregullatorë dhe ekspertë të financës gjithëpërfshirëse nga Europa dhe Azia Qendrore do të diskutojnë transformimin, sfidat dhe perspektivën e sektorit te mikrofinancës.
Kjo konferencë e MFC-së që rikthehet në Shqipëri pas 10 viteve, koincidon me 100 vjetorin e krijimit të Bankës së Shqipërisë dhe 20-vjetorin e krijimit të Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare.
Në këtë forum ndërkombëtar do të marrë pjesë dhe mbajë fjalën përshëndetëse në sesionin e hapjes z. Perlat SULAJ, CEO i FED invest dhe anëtar i Keshillit Drejtues të Microfinance Centre, duke përfaqësuar në veçanti eksperiencën shqiptare në financimin rural dhe përfshirjen financiare.
Programi i konferencës do të fokusohet në temat më aktuale të sektorit financiar, përfshirë:
- Transformimin dixhital të mikrofinancës dhe perspektiva me inteligjencën artificiale,
- Financën klimatike dhe tranzicionin e gjelbër,
- Zhvillmet rregullative te sektorit dhe ndikimet respektive,
- Përfshirjen financiare të grave dhe të rinjve,
- Ndikimet e gjeopolitikës në kanalizimin e kapitalit për mikrofinancën.
Pjesëmarrja e FED invest në këtë konferencë konfirmon rolin aktiv të institucionit në diskutimet ndërkombëtare mbi zhvillimin e mikrofinancës dhe forcimin e aksesit në financë për komunitetet rurale dhe agrobizneset në Shqipëri.
Konferenca Vjetore e MFC-se konsiderohet prej gati tre dekadash si platforma më e rëndësishme e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit për sektorin e mikrofinancës në rajon, duke mbledhur çdo vit qindra përfaqësues institucionesh financiare dhe organizatash zhvillimore nga më shumë se 40 shtete.
Rreth MFC
Qendra e Mikrofinances (MFC) është një rrjet i financave sociale që promovon përfshirjen financiare, financimin e përgjegjshëm dhe të drejtë, dhe shërbime të qëndrueshme. Në të bëjnë pjesë mbi 100 organizata nga 36 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore, të cilët ofrojnë shërbime financiare në sektorin e mikrofinancës për pothuajse 2,000,000 klientë.
Për më shumë informacion mbi konferencën: www.conference.mfc.org.pl
Rreth FED invest – Shoqëri e Kursim Kreditit
FED invest është institucioni parë i mikrofinancës në Shqipëri me një histori 34 vjeçare. FED invest përfaqëson kooperativën financiare më të madhe në vend, me një total të aktiveve rreth 9.9 miliardë lekë, portofol kredie 7.4 miliardë lekë dhe total depozitash 6 miliardë lekë. Me më shumë se 102 mijë anëtarë të shërbyer nëpërmjet 54 degëve në të gjithë vendin. Anëtarësia e FED invest përfshin fermerë, sipërmarrës të vegjël, familje rurale dhe urbane, të përjashtuara nga shërbimet financiare bankare. FED invest është lider në ofrimin e shërbimeve financiare për popullsinë rurale duke ofruar kredi, depozita, pagesa utilitare, llogari rrjedhese, dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë. Mbi 50% e portofolit të kredise ka financuar aktivitetet në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Krahas shërbimeve financiare, FED invest nëpërmjet Qendrës ABA dhe programeve me partnerë strategjikë ofron edhe një gamë të gjerë të shërbimeve jo-financiare për fermerët, si ekspertizë, informacion, edukim financiar, promovim të produkteve bujqësore, rrjetëzim, etj.
Për më shumë informacion rreth FED invest vizitoni https://www.fedinvest.al
