📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
001112 sd 800x450
Familja e Ilirjan dhe Hektor Banajt në Patos janë të shokuar dhe të indinjuar me vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Fierit, që vendosi të shuajë dënimin e vrasësit të djemve të tyre 29 vite më parë. Autorit Sokol Hoxha, të ekstraduar pak muaj më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iu shua dje dënimi me 25 vite burg, ndërsa për nënën e dy vëllezërve të vrarë, momentet e tmerrit të ditës kur mori vesh vrasjen e djemve në mars të vitit 1997 janë ende të freskëta. Njëri prej djemve ishte i martuar dhe la pas një fëmijë vetëm 20 muajsh, ndërsa tjetri sapo kishte mbushur 21 vjeç. “U vranë më 30 mars. Më 31 u varrosën. Më 3 qershor, Hektori mbushte 21 vjeç. Hëngrën bukë në drekë dhe dolën. Djali i vogël e dëgjoi dhe erdhi e më tha mua… E ka lënë djalin 20 muajsh. Unë e ndjeva, nuk isha mirë”, tha ndër të tjera nëna e viktimave. Për gati tri dekada, familjarët kanë pritur që autori të vihej para drejtësisë dhe të vuante dënimin e dhënë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000. Por vendimi i fundit, që i jep fund ekzekutimit të këtij dënimi për shkak të parashkrimit, ka rikthyer dhimbjen dhe ka shkaktuar indinjatë te familja dhe banorët e zonës. “Jemi vrarë për herë të dytë, nga vendimi që mori shteti. Dy vëllezërit e mi u vranë dhe ai të dalë i pafajshëm. Për mua, ai nuk ka bërë asnjë ditë burg. Vëllezërit e mi kanë bërë 29 vite që janë vrarë. Ku është shteti këtu?! Çfarë dënimi është hequr këtu? Ai mund edhe të mos lirohet, se ka gjëra të tjera. Unë flas për shqetësimin tim që kam si motër. Na kanë vrarë për herë të dytë, kur e mora vesh vendimin mbrëmë… Gabim që nuk na thirrën. Të ishim dhe ne palë në gjyq. Mbase ishin gabim edhe vëllezërit e mi, por vëllezërit e mi nuk ishin gabim, se ishin në punën e tyre. Të vriten dy djem në punën e tyre dhe ai të dalë i pafajshëm… Këtu nuk ka shtet. Kur u arrestua, thashë që edhe Zoti bëri një mrekulli. Gjaku me gjak lahet. Asgjë nuk u bë për ne. Të tradhtuara nga drejtësia. Ku është drejtësia këtu?!”, u shpreh motra e viktimave. Vendimi u mor nga gjyqtarja Aurora Tusha, në përputhje me kërkesën e prokurores Malbora Dinaj, e cila argumentoi se kishin kaluar afatet ligjore për parashkrimin e dënimit penal. Sokol Hoxha, 51 vjeç, u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri më 6 gusht, pas arrestimit në muajin maj, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”. Megjithatë, sipas burimeve nga burgu i Fierit, vendimi për shuarjen e dënimit në Shqipëri nuk do të thotë se Hoxha do të lirohet, pasi ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e Brunilda Dervishit, në Bruksel, në vitin 1997.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights