Image 126 1024x576

Shkenca ka shënuar një tjetër sukses. Një grup shkencëtarësh nga Teksasi në Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë arritur që të ringjallin tri ujqër të një race të zhdukur para 13 mijë vjetësh.

I njohur ndryshe si “ujku i tmerrshëm” ose “ujku i lashtë”, këta ujqër me gëzof të bardhë janë zhdukur para 13 mijë vjetësh.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se projekti nisi që në vitin 2021. Shkencëtarët arritën që të nxirrnin nga fosilet ADN-në e fosileve të “Ujqërve të Atlantikut”. Më pas në vitin 2023 ata panë një ngjashmëri të këtyre ujqërve tek qentë dhe ujqërit e sotëm. Prandaj dhe studimet e tyre u shtrinë më tej.

ADN-ja që shkencëtarët përdoren erdhi nga dy fosile. E para nga një dhëmb që daton para 13 mijë vjetër në Ohio dhe e dyta nga një kafkë më shumë se 72 vite e vjetër, e cila u gjet në Idaho.

Analizat e ADN-së dolën në përfundimin se “ujqërit e tmerrshëm: kanë shumë ngjashmëri me qentë e egër, çakejtë dhe ujqërit e sotëm. Shkencëtarët modifikuan 20 gjene nga ujku gri për t’i dhënë atij gëzofin e bardhë dhe të gjitha karakteristikat e tjera të racës së ujkut të zhdukur para 13 mijë vjetësh.

Gjenet më pas u përdorën për të krijuar embrione në një ujkonjë. Rezultati i këtij eksperimenti të suksesshëm ishin tre ujqër të rinj “të lashtë”, dy meshkuj dhe një femër. Shkencëtarët janë optimistë se kjo teknologji mund të ndihmojë në të ardhmen për të shpëtuar specie të cilat janë në rrezik zhdukje.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights